Mjekëve u dalin kujdestaritë me pagën e prillit


Deputetja Musliu – Shoshi po ashtu ka kritikuar për gjendjen në emergjencë, duke kërkuar që mediat të ftohen për të dokumentuar kushtet në të cilat punon stafi shëndetësor.
Ajo theksoi se për pesë ditë që kaloi në emergjencë, gjendja ishte “e tmerrshme” dhe kërkoi llogari nga Vitia se pse nuk janë paguar ndërrimi i natës për kujdestarët.
“Ministër, më sinqeritetin me të madh të kisha lutë me i ftu edhe mediat, edhe shkojmë bashkë në emergjencë dhe e sheh se cilat janë kushtet që stafi veprojnë. Nuk ka më shumë se pesë ditë që isha në emergjencë, gjendja ne të cilen është emergjenca ishte e tmerrshme. Nuk është paguar ndërrimi i natës për kujdestaritë për muaj të tërë”, tha deputetja Musliu – Shoshi.

Ndërsa ka thënë se ka marrë dhe informata shqetësuese nga stafi për mos pagesën e kujdetarive. Musliu kërkoi përgjigje konkrete nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, për kohën se kur do të realizohen pagesat e kujdestarive për stafin shëndetësorë.
“Kam pranuar informata shqetësuse nga stafi profesional i QKUK-së, se s’janë paguar për kujdetsaritë për muaj të tërë. Kjo situatë jo vetëm që është e papranueshme, por është dhe fyerje për punën dhe sakrificën e përditshme të mjekëve dhe infermierëve, që punojnë në kushte të rënda dhe pa mbështetje institucionale. Kërkojë përgjigje të qartë, pse s’janë ekzekutuar pageat për kujdetaritë dhe kush mban përgjegjësi për këtë”, tha Musliu- Shoshi.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas insistimit të Musliu-Shoshit njoftoi se shtesat për kujdestarinë dhe ndërrimin e natës do të paguhen me pagën e muajit prill.
“Keni të drejtë në muajin janar shkurt dhe mars nuk janë ekzekutuar shtesat si kujdestaritë dhe ndërrimi i natës. Nuk është mundur të bëhet kjo gjë sepse buxheti është miratuar me shumë vonesë dhe për këtë arsye ka qen e pamundur.Por natyrisht për çdo punë që bëjnë mjekët dhe stafi shëndetësorë jo vetëm në QKUK por kudo kjo Qeveri nuk do t’u mbetet borxh në asnjë moment dhe në mënyrë retrokative do t’u paguhen orët për kujdestarive e të gjitha shtesave që kap vlerën prej 4 milionë e 450 mijë eurove të cilat do t’u paguhen të gjithë punëtorëve shëndetësorë në javët në vazhdim për çdo orë pune që ata kanë pasur, e që i bie se do t’i marrin me rrogën e prillit. Të iu kërkoj njesë mjekëve dhe infermierëve që nuk i kanë marrë me kohë këto shtesa”, deklaroi Vitia./IO

