Mjeku e humanisti Fejzë Kabashi – kandidat i LDK-së me Përkushtim për një Prizren më të mirë
Me përvojë të dëshmuar si ish-drejtor i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Dr. Fejzë Kabashi rikthehet me një vizion të qartë: të fuqizojë qytetarin dhe të ndërtojë ura besimi mes komunitetit dhe institucioneve komunale.
“Gjatë mandatit tim si drejtor, kam punuar për njerëzit – për ata që kanë më së shumti nevojë. Tani dua ta çoj këtë përkushtim në Kuvendin Komunal”, shprehet ai.
Me profesion stomatolog, por me zemër të angazhuar për çështje sociale, përfshirje qytetare dhe zhvillim të qëndrueshëm, Kabashi është gati të jetë zëri i përgjegjshëm që Prizreni ka nevojë.
Përveç profesionit dhe angazhimit institucional, ai është i njohur edhe për veprimtarinë humanitare, duke ndihmuar persona dhe familje në nevojë përmes bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm.
✅ Përfaqësim me integritet
✅ Fokus në mirëqenien sociale
✅ Qytetari në qendër të vendimmarrjes
🗳 Për zgjedhjet e tetorit, Fejzë Kabashi mban nr. 20 te LDK ✅
Për një Prizren më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më afër qytetarit!
Biografia
Dr. Fejzë (Tahir) Kabashi u lind më 18 mars 1978 në fshatin Kabash të Hasit, Komuna e Prizrenit. Shkollën fillore e përfundoi në vitin 1993 në paralelen e ndarë “Bajram Curri” në Kushnin – Kabash, ndërsa shkollën e mesme e kreu në drejtimin e mjekësisë në SH.M.T. “Hysni Zajmi” në Gjakovë, më 1997.
Fillimisht, studimet e larta i nisi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore – drejtimi Biologji, në Universitetin e Prishtinës. Më vonë, në vitin akademik 1998/99, u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë – dega Stomatologji, ku më pas edhe diplomoi si doktor i stomatologjisë.
Që në moshë të re, Dr. Kabashi u dallua për aktivitet studentor. Ai është ndër themeluesit e organizatës së parë studentore ORS-UP (Organizata e Re Studentore), e cila hapi rrugën për pluralizmin organizativ në Universitetin e Prishtinës dhe themelimin e Parlamentit Studentor. Si përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, mori pjesë në Këshillin Mësimor Shkencor të këtij fakulteti, duke kontribuar në avancimin e të drejtave të studentëve dhe jetës akademike.
Pas diplomimit, që nga viti 2011, ushtron profesionin e doktorit të stomatologjisë në ordinancën e tij private në fshatin Romajë të Hasit, ku punon edhe sot me përkushtim profesional dhe njerëzor.
Përvoja politike dhe institucionale
Dr. Kabashi është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që nga rinia e hershme. Në vitin 2006, së bashku me bashkëaktivistë të tjerë, transformoi aktivin lokal të fshatit Kabash në një nëndegë të rregullt të Degës së LDK-së në Prizren. Aktualisht është anëtar i Kuvendit të Degës dhe, që nga viti 2015, anëtar i Kryesisë së LDK-së në Prizren.
Nga janari 2018 deri në qershor 2020, Dr. Fejzë Kabashi ushtroi detyrën e Drejtorit të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit. Në këtë periudhë, dha kontribut të çmuar në përmirësimin e kushteve sociale dhe përkrahjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë, duke e bërë këtë drejtori një model të funksionimit efikas dhe të përgjegjshëm institucional.