25-11-2024

Mjeku shqiptar: Maska nuk është dordolec, jo çdo maskë mbron

Nuk kanë kaluar shumë javë nga momenti kur ministria e Shëndetësisë bëri të detyrueshme përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura.

Pas këtij vendimi, janë të shumtë qytetarët të cilët përdorin maska, qoftë dhe ato të bëra vetë prej pëlhure. Lidhur me këtë, mjeku Ilir Alimehmeti, ka ngritur shqetësimin për llojin e përdorimit të maskës për t’u mbrojtur ndaj virusit.

 

Mjeku ka publikuar një foto ku thekson se cilat janë maskat më eficente ndaj virusit dhe cilat kanë mbrojtje pothuajse zero.

 

Njëkohësisht Alimehmeti bën thirrje se jo çdo maskë të mbron dhe se duhet të përdoret maska e duhur në momentin e duhur, ose shton ai, lëreni fare.

“Qe ta kemi te qarte! Jo cdo maske mbron! Maska nuk eshte dordolec! Perdorni masken e duhur ne momentin e duhur, ose lereni fare ate muhabet! P.s: eficienca ndaj viruseve eshte linja e pare.”- shkruan mjeku.

Asnjë koment

Comments are closed.