MKRS-ja shpërblen xhudistët me 150 mijë €, Gashi u premton përkrahje të vazhdueshme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka shpërblyer xhudistët kosovarë që fituan medalje në Lojërat Olimpike në Minsk të Bjellorusisë, raporton EkonomiaOnline.
Trajneri Driton Kuka dhe xhudistja më e mirë në botë, Majlina Kelmendi janë shpërblyer me nga 50 mijë euro, Nora Gjakova me 30 mijë dhe Loriana Kuka me 20 mijë euro.
Ministri Kujtim Gashi, tha se sportistët kosovare e kanë ngrit imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa tha se mbështetja për ta do të vazhdoje edhe në të ardhmen.
“Xhudoja sportistët tanë janë ata të cilët Kosovën e kanë shndërruar më një imazh të mirë me një përfaqësim dinjitoz, kjo u dëshmua edhe në lojërat që sa u kryen ku u fituan 3 medalje. Për të gjitha këto arritje dua ta falënderoj Dritonin, ne si Qeveri dhe si shtet jemi mirënjohës dhe falënderues. Do të ju mbështesim edhe tutje drejt lojërave olimpike që do të mbahen në vitin 2020. Besoj fuqishëm që Kosova do të fitojë edhe medaljen e dytë të artë në këto lojëra”, tha ai.
Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi tha se është nder dhe kënaqësi të përfaqësojë shtetin e Kosovës dhe të mposhtet Rusia.
Ajo tha se cak i xhudistëve është që nga lojërat e Tokios 2020 të kthehen me medalje.
“Të përgëzoj për punën e palodhshme jo veç për neve po për sportin e Kosovës në përgjithësi. Është shumë ma e lehtë kur e ke shtetin mbrapa. Është nder dhe kënaqësi që në gara të tilla me promovua Kosovën dhe me mposht Rusinë në finale. Caki ynë kryesor është në lojërat olimpike në Tokio 2020 dhe besoj që as nga atje nuk kemi me u kthye pa medalje”, tha ajo
Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Xhudos, falënderoi ministrin Gashi për përkrahje, teksa shprehu dëshirën që i njëjti të vazhdojë edhe një mandat në rkye të MKRS-së.
“Dy ngjarjet që kemi qenë prezent, kisha veçua, lojërat mesdhetare dhe evropiane. Performanca e garuesve në Minks ka qenë e mirë, dua të ju falënderoj për angazhimin në të drejtat e sportistëve. Kisha pas dëshirë të mbeteni ministër së paku deri në lojërat olimpike në Tokio, pasi ku po jeni po na sjelli fat”, tha Kuka.