MMPHI: Jemi në terren për të zhbllokuar rrugën Suharekë – Prizren
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se sot ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit.
Sipas ministrisë, rrjedhimisht për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë në këtë segment janë detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimim rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim.
Lexo edhe:
“Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25”, thuhet në njoftim. /Gazeta10
Comments are closed.
Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.