24-11-2024

Mocion kundër Shqipërisë, Parlamenti i Holandës voton nesër “rikthimin e vizave”

Një grup prej 4 deputetësh të Parlamentit holandez kanë hartuar mocionin për anulimin e përkohshëm të udhëtimit të lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën e “Schengen”-it.

Më 11 prill, Parlamenti i Holandës kishte debatuar mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tani, Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë holandeze t’i propozojë Komisionit Europian fillimin e një të ashtuquajture “procedurë e tërheqjes së frenave”, e cila lejon pezullimin e udhëtimit të lirë.

Mocioni u depozitua nga ligjvënësja kristiandemokrate, Madeleine van Toorenburg, ndërsa ka edhe 3 bashkautorë të tjerë, Jeroen van Wijngaarden, Jasper van Dijk, Nico Drost.

Justifikimi i tyre është se kjo lëvizje vjen si përpjekje në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar. Mocioni kalon në votim më 16 prill.

Van Toorenburg pretendon në argumentet e saj se, në Holandë ka 6 herë më shumë shqiptarë nga sa janë të regjistruar zyrtarisht. Propozuesit e masës kanë vënë në dukje faktin që ka pasur një rritje të konsiderueshme, sipas tyre, të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë.

Këto organizata kriminale, nga sa shkruan faqja zyrtare e “Schengen”-it, po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Europë pa viza, duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës./TopChannel

Asnjë koment

Comments are closed.