25-02-2025

Molliqaj dërgohet në mbajtje 48 orë, Policia thotë se ai kishte ftesë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga arrestimi i kreut të PSD-së Dardan Molliqaj në orët e mbrëmjes derisa ai po shkonte në një debat televiziv.

Në një postim në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Dardan Molliqaj pas arrestimit është dërguar në stacionin dhe si vijimësi e hapave të nevojshëm procedural, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se kishte kërkuar Molliqajn në adresat e banimit dhe nuk e kishte hasur të njëjtit i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, por i dyshuari nuk e kishte përfillur.

Asnjë koment

Comments are closed.