Molliqaj: Po dalin të vërtetat që i pata thënë, Glauku ishte SHIK, Albini mori para nga Devollët
Kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, në llogarinë e tij Facebook ka shkruar se ajo çfarë kishte thënë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë, si për Glauk Konjufcën që ishte pjesë e SHIK-ut, ashtu edhe për kreun e këtij subjekti politik që kishte marrë para nga Devollët.
Ky është postimi i plotë i Molliqajt:
Krejt çfarë kam thënë për VV-në dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë. Kanë tentuar të shpifin e të shmangen. Në fund as në debate spo dalin. Por e vërteta po iu del sheshit. Edhe për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, e edhe për Albinin që mori para nga Devollët.
Do ta them të vërtetën vazhdimisht, sado e vrazhdë që i duket dikujt. Sepse ata që shpifin e ua mveshin të tjerëve gjërat që i kanë bërë vetë, janë të rrezikshëm për Kosovën. E Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushtit një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (VV).
Kosovës i duhet koalicioni i ynë fitores që guxon të marrë vendime të mëdha dhe ta zhvillojë vendin./Indeksonline