Moment historik në kirurgji, kryhet transplanti i parë i fshikëzës së urinës
Kirurgët ia kanë dalë të kryejnë transplantin e parë të fshikëzës së urinës, një ndërhyrje që mund të ndihmojë mijëra njerëz. 41-vjeçari Oscar Larrainzar është i pari person që i nënshtrohet kësaj ndërhyrjeje. The Sun shkruan se ai e kishte humbur pjesën më të madhe të organit gjatë heqjes së tumorit.
Marrësi i këtij transplanti, 41-vjeçari Oscar Larrainzar, baba i katër fëmijëve, i kishte humbur të dy veshkat dhe një pjesë të madhe të fshikëzës për shkak të një forme agresive të kancerit të traktit urinar. Deri para operacionit, ai kishte jetuar me dializë për shtatë vite dhe me një fshikëz të kompromentuar që mund të mbante vetëm 30 mililitra urinë, në krahasim me kapacitetin normal prej 300-400 mililitra.
Operacioni përfaqëson një hap të madh përpara, duke qenë se deri më sot pacientëve në situata të ngjashme u ofroheshin vetëm procedura të devijimit urinar – metoda të cilat shkaktojnë ndërlikime në rreth 80% të rasteve, përfshirë infeksione urinare, humbje të funksionit të veshkave dhe probleme të tretjes.

Ndërkohë, edhe pse gjendja e Larrainzar është stabile dhe ai ka rikuperuar funksionin e veshkave dhe është në gjendje të urinojë vetë, mjekët paralajmërojnë se rreziqet ende nuk janë kaluar plotësisht.