Momenti kur hiqet flamuri serb në Zubin Potok dhe vendoset ai i Republikës së Kosovës
Kryetaret e rinj të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale për komunat veriore të vendit sot me përkrahjen e Policisë së Kosovës kanë mësy ndërtesat e Komunave për t’u vendosur në zyrat e tyre .
Në hapësirën e jashtme të Komunës së Zubin Potokut ndërkohë është bërë edhe zëvëndësimi i flamurit të Serbisë me atë të Republikës së Kosovës.
Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka publikuar videon e këtij momenti, i cili është dhënë gjatë trasnmetimit të drejtpërdrejtë nga telvizioni Klan Kosova.