Momenti kur ikë hajni që vodhi 5 mijë € ari dhe para në një shtëpi në Prizren (VIDEO)
Para rreth dy javësh në Kurillë të Prizrenit ndodhi nje vjedhje, Policia tashmë ka nisur hetimet – ndërsa Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të personit të dyshuar.
Siç merr vesh Sinjali, më 22 shkurt, i dyshuari që shihet në pamjet e mëposhtme, i cili akoma nuk është identifikuar, ka arritur të kryejë vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Kamber Bruti”.
Bazuar në dëshminë e ankuesit që ka raportuar rastin, i dyshuari ka ‘avulluar’ stoli ari që kapin vlerën e rreth 5 mijë eurove, rreth 100 euro para të gatshme në valuta të ndryshme, si dhe dokumente personale.
Pasi ka kryer vjedhjen, i dyshuari është larguar në këmbë dhe shihet se si kalon nëpër rrugët e Prizrenit pa tension e me cigare në gojë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hajni që po kërkohet, dyshohet se është përfshirë edhe në një rast tjetër të vjedhjes, në të njëjtën lagje.
Hetuesit policorë ende s’ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, ndërsa të gjithë ata që kanë ndonjë informacion, mund të kontaktojnë në numrin apo në emailin e Policisë.
https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/03/video-output-5A21ADF3-E603-4780-8837-8B70F900841E.mov
https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/03/video-output-5A21ADF3-E603-4780-8837-8B70F900841E.mov