Momenti kur Statuja e Lirisë lëkundet nga tërmeti që e goditi Nju Jorkun
Nju Jorku u trondit të premtën nga një tërmet i pazakontë që zgjati rreth 30 sekonda.
Tërmeti u regjistrua me magnitudë 4.8 dhe epiqendra ishte afër Nju Xhersit.
Nga ky tërmet, u lëkund edhe Statuja e Lirisë, pamje që janë kapur edhe kamerat.
Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti mund të jetë ndierë nga më shumë se 42 milionë persona.
Kjo magnitude cilësohet ndër më të fortat, të paktën dekadat e fundit.
Ndërsa, janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa shihet lëkundjet gjatë mbajtjes së takimit për Rripin e Gazës.