16-09-2024

Momenti kur Tyson Fury përfundoi në dysheme nga goditja e Ngannou (VIDEO)

Tyson Fury e fitoi mbreme ndoshta meçin më të vështirë, por edhe më të kontestuar në karrierë.

Boksieri britanik e mundi me vendim befasues të referëve kamerunasin Francis Ngannoi (96:93, 95:94 e 94:95), në meçin e zhvilluar në Riyadh të Arabisë Saudite, shkruan “Gazeta Express”.

Natyrisht, kampioni i botës në versionin WBC u vu në siklet disa herë, ndërsa në meçin 10 rundësh, e pa veten të shtrirë në dysheme në rundin e tretë nga një goditje me të majtën nga ish-kampioni i botës në UFC.

Për më tepër, knock-down që e pësoi “Gipsy King” nga 37 vjeçari, mund ta shihni në videon më poshtë. /Gazeta Express/

 

Asnjë koment

Comments are closed.