“Moni” i Lirisë – futbollisti që dikur shkëlqeu në ish-Jugosllavi
Edmond Tomiç, një emër që u bë i njohur në futbollin jugosllav, ishte një futbollist me origjinë të përzier: nëna nga Shqipëria, ndërsa babai nga Krushefc, afër Prizrenit. Edhe pse jeton aktualisht në Austri, ai ruan me krenari rrënjët e tij shqiptare dhe ishte shumë i lidhur me kulturën shqiptare, duke folur rrjedhshëm disa gjuhe.

Në kohën e tij, Moni – siç e quanin shokët dhe tifozët – ishte një futbollist i shkëlqyeshëm dhe i mirënjohur për talentin e tij, por edhe për karakterin e mirë. Ai ishte bashkëlojtar i Esat Mehmetit, një tjetër emër i njohur në fushat e futbollit të Kosovës.
Nga Liria e Prizrenit në Rijeka – Një karrierë e ndritur
Karrierën e nisi me KF Liria e Prizrenit, ku shquhej si golashënuesi më i mirë i ligës së dytë të Istokut. Kjo formë e jashtëzakonshme tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha të asaj kohe në ish-Jugosllavi, shkruan Shefqet Mehmeti, në profilin e tij në “facebook”. Pavarësisht ofertave të ndryshme, ai zgjodhi të luante për HNK Rijeka, ku për shumë vite ishte pjesë e padiskutueshme e formacionit titullar dhe ndër golashënuesit më të mirë të ekipit.
Kontroversia që ndikoi kampionatin 1978/79,

Një moment i pazakontë dhe i rëndësishëm në karrierën e tij ndodhi në sezonin 1978/79, kur, për shkak të dy kartonëve të verdhë të marrë më herët tek Liria, ndeshja e parë mes Rijekës dhe Dinamos (që përfundoi 2:1 për Rijekën), u anulua dhe u regjistrua si fitore zyrtare 3:0 për Dinamon.

Ky vendim pati ndikim të madh në garën për titull, pasi Dinamo e Zagrebit dhe Hajduku i Splitit ishin në garë të ngushtë. Fillimisht, Dinamo konsiderohej kampion, por pas ankesës së Hajdukut dhe presionit politik e sportiv, Federata Jugosllave e Futbollit ndryshoi vendimin dhe regjistroi rezultatin real të ndeshjes.

Falë golavarazhit më të mirë, Hajduku u shpall kampion zyrtar, ndonëse Gjykata e Punës e Bashkuar vendosi më vonë në favor të Dinamos. Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk u zbatua, duke e lënë Hajdukun me titullin, çka shkaktoi një kontest të madh historik që vazhdon të debatohet edhe sot mes tifozëve të të dy klubeve.

