06-03-2025

Mori 15 mijë vota, Xhavit Ukaj ( LDK ) falënderon votuesit 

Xhavit Ukaj, kandidat për deputet nga LDK, sot shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që mori nga votuesit gjatë zgjedhjeve Parlamentare të 9 shkurtit. Referuar postimit të tij, në facebook,  ai mori 15.000 vota, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Postimi i Ukajt:

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për 15.000 votuesit që më mbështetën në këto zgjedhje.
Fakti që më keni besuar dhe më keni votuar me 15.000 vota është një përgjegjësi e madhe për mua, dhe një shenjë e qartë e besimit tuaj ndaj punës dhe angazhimit tim.
Një falënderim i veçantë shkon për qytetarët e Prizrenit, të cilët më besuan dhe më rënditen si kandidatin më të votuar. Ky është një motivim shtesë për të punuar ende më shumë për të mirën e qytetit tonë dhe të gjithë Kosovës.
Poashtu një falenderim i veçantë shkon edhe për mbështetjen e jashtëzakonshme që mora nga të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e Dragashit, Rahovecit, Lipjanit, Suharekës, Gjakovës dhe nga çdo cep i Kosovës dhe mërgatës sonë. Votat tuaja janë një dëshmi e forcës dhe bashkimit tonë si popull, dhe besimit ne mua si kandidat.
Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar dhe të merituar, besojmë se puna dhe angazhimi ynë do të vazhdojnë me të njëjtën përkushtim. Ky proces na ka rikthyer më shumë se 70,000 votues, një shenjë e fuqishme e besimit në LDK. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të realizuar objektivat tona dhe për të sjellë ndryshimin që Kosova e meriton.
Faleminderit për mbështetje dhe besim! Ne nuk do të ndalemi, sepse për LDK-në dhe për vendin tonë, puna është vazhdimisht në zhvillim dhe përparim.
Zgjedhjet kanë përfunduar, por angazhimi dhe punët tona për të mirën e qytetarëve nuk do të ndalen.

Asnjë koment

Comments are closed.