Morinë: Në kërkim për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur, arrestohet 19-vjeçari
Një 19-vjeçar me banim në Vlorë është arrestuar nga Policia në Kukës, pasi rezulton i shpallur në kërkim si i akuzua për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë njoftuan se ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, pasi teksa po përpiqej të kalonte kufirin për në Kosovë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.
Policia thotë se kundër tij ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, duke e akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.