23-11-2024

Mosmarrëveshje në familje, rrahje gjatë vikendit në Prizren

Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për dy aste të ndodhura gjatë vikendit, në Komunën e Prizrenit, e që lidhen më vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, gjatë të dielës është raportuar se viktima femër ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e saj.

Lidhur me këtë rast, thuhet se viktima nuk ka pësuar ndonjë lëndim, përveç që ndihej e shqetësuar, për çka me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, PK ka raportuar se gjatë të dielës, në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, dy meshkuj kanë sulmuar tre meshkuj të tjerë, me ç’ rast këta të fundit kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit, dy nga të lënduarit janë liruar, ndërsa një është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman të mëtutjeshëm.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar./betimipërdrejtësi

 

Asnjë koment

Comments are closed.