24-11-2024

Zgjedhja e u.d të Rektorit të UPZ-së përcillet me mospajtime

Zgjedhja e Ismet Temajt, si ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren sërish është përcjellë me përplasje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në ueb faqen zyrtare të UPZ-së nuk shkruan asgjë për këtë vendim, të marrë një ditë më parë nga Këshilli Drejtues.

Njëri nga anëtarët e KD-së, Prof.Dr. Artan Nimani përmes rrjeteve sociale, ka kërkuar ndërhyrjen e organeve përkatëse për siç ka thënë rastin e zgjedhjes së u.d të rektorit të UPZ-së.

“Ne Anëtarët e Këshillit Drejtues të UPz të zgjedhur nga Senati i Universitetit distancohem nga ky veprim arbitrar dhe i errët qe ka ndodhur natën, e që nuk e dimë as kohën as vendin ku u marr ky “Vendim”. Statuti i UPZ-së e sqaron saktë se si zgjedhet Rektori dhe ajo qe lexova në media është absolut e pavërtetë që është zgjedhur dikush u.d i Rektorit, të paktën me dijeninë tonë”, ka shkruar ai.

Nimani edhe në rastin e parë të zgjedhjes së Temajt si rektor, nw muajin maj, e ka kontestuar ligjshmërinë e procesit, duke thënë se ishte bërë në mungesë të kuorumit.

Sipas KD-së së UPZ-së, Temaj duhet ta nis ushtrimin e detyrës me 26 dhjetor, të këtij viti. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.