Moti deri në fundjavë
Në Prizren e rrethinë sikur edhe në pjesën tjetër të vendit, sot parashihet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe me intervale me diell, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale.
Nesër pritet i ftohtë, në mëngjes me vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.
Të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, e gjatë ditës me vranësira. Ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell.
Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme, nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 0 C deri në -7C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga +1 C deri në +2 C, e në fundjavë do të rriten deri në +5 C.