Moti deri të mërkurën
Në fillim të javës sërish pritet të depërtojë një vorbull ciklonike, që do të favorizojë mot me shi dhe borë, e vende-vende me shi të akullt. Nga dita e martë do të shtrihen masa më të ftohta arktike, që do të zbresin edhe temperaturat maksimale afër 0 C, derisa priten mundësi për reshje të dobëta bore.
Me dinamizimin e motit në fundjavë dhe me qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga dita e diel pritet edhe përmirësim i cilësisë së ajrit dhe rënie e indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale.
Sot në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje sërish priten reshje shiu.
10.12 – Herët në mëngjes reshjet e shiut do të përzien me borë, vende-vende edhe me shi të akullt. Gjatë ditës kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.
11.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale bore.
12.12 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat e ajrit, në mëngjes do të luhaten nga -6 C deri në +1 C, ndërsa ato maksimale gradualisht do të zbresin nga 8C deri në 2C, në fillim të javës së ardhshme.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare, nga jugu dhe veriu 2-6m/s, e në fillim të javës së ardhshme nga veriperëndimi 2-6m/s.
Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje/Prishtinaweather.