Moti: Ftohtë dhe shi në fundjavë
E shtuna edhe më ftohtë, ndersa edhe në fillim të javës së ardhshme kryesisht vranët dhe me shi.
Sipas Prishtina Weather mot i vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe do të mbajë edhe ditëve të fundjavës, e të shtunën edhe më i ftohtë.
Mot i paqëndrueshëm me vransira dhe të reshura paraqitet edhe ditëve të para të javës vijuese. Ditën e martë me më pak gjasa për reshje e ku gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.
Në vise malore priten mundësi edhe për reshje bore mëngjesin e së shtunës dhe ditën e hënë.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe të pranueshme.
9.10 – Kryesisht vranët e më ftohtë, paradite me reshje shiu, e gjatë ditës kohëpaskohe me riga lokale shiu.
10.10 – Kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu, vende-vende edhe intenzive.
11.10 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes me shi, e gjatë ditës reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore priten edhe reshje bore.
12.10 – Kryesisht me vransira, në mëngjes me riga lokale shiu. Ditën mund të ketë edhe intervale të shkurta me diell.
13.10 – Kryesisht vranët, e gjatë ditës fillojnë sërish reshje shiu.
Temperaturat minimale luhaten nga 5-8C, të mërkurën zbresin edhe deri në 4C, e maksimalet pasi pësojnë rënie deri në 9C ditën e shtunë, të dielen rriten në 12C, e më pas sërish me tendencë të rënies.
Do të dominojnë erëra nga krahu verior 3-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e nga mesi i javës me tendencë të rënies.