Moti gjatë dy ditëve
Vendi ynë, edhe në ditët në vijim mbetet nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të presionit të ulët që vijnë nga Atlantiku, të cilat kryesisht do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, e ditën e premte kohë pas kohe me reshje lokale shiu, njofton Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “ditën e shtunë do të ketë edhe intervale me diell, e më vonë gjatë natës dhe ditën e diel, një tjetër sistem frontal do të kaloj mbi vend që do të sjellë sërish mundësi për reshje lokale shiu”.
Në aspektin termik do të mbajë mot i butë, me temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, ndërsa vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare, tregon PW.