Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, të shtunën parashihet mot i ndryshueshëm, të dielën ndërkaq pritet të ketë ulje të temperaturave dhe reshje të shiut.
Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të shtrihen mbi Itali dhe rajonin tonë ditëve në vijim, derisa ditën e diel nga Evropa qendrore do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore.
Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me zhvillime të shtrëngatave me shi nga pasdita e së shtunës dhe përgjatë orëve të mëngjesit të ditë së diel. Nga dita e diel sërish pritet të mbajë mot më i freskët.
Në fillim të javës mundësi për reshje lokale shiu, derisa temperaturat mbeten pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.
Sot kryesisht me diell, më pas gjatë ditës vranësirat shtohen. Pasdite vonë shtrëngata me shi, që mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.
E diel – Më freskët, me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu.
15.07 – Kryesisht me vranësira. Mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe bubullimë.
16.07-17.07 – Të martën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë pjesërisht vranët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet do të zbresin nga 25C deri 20C, ditën e diel. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-7m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.