Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme
Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë fushat me presion të lartë atmosferik do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga jugperëndimi.