20-10-2024

Moti nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një shkrimi ka njoftuar se si do të jetë moti për ditën e nesërme.

Sipas IHMK’së moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Ndërsa në disa vende do të shoqërohen me reshje lokale të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IHMK-së:

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë vende – vende do të shoqërohen me reshje lokale të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, kurse në fushat barike mbetemi nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10 m/s.

Asnjë koment

Comments are closed.