Moti: Parashikimi i motit për sot (e shtunë)
Për sot (e shtunë) parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmje, të cilat në momente dhe zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 -19°C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-26 km/h./ MK