Moti: Parashikimi për sot
Për sot ( e premte) parashihet mot me vranësira të ulëta dhe mjegull në pjesën dërrmuese të Kosovës, të cilat lokalisht mund të mbesin të pranishme deri në mesditë apo edhe më gjatë.
Në zonat ku nuk ka vranësira të ulëta dhe mjegull, veçanërisht në zonat malore, pritet mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, njofton MeteoKosova raporton Gazeta e Prizrenit.
Temperaturat minimalet do të luhaten prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 3- 7 °C.
Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit me shpejtësi prej 6-20 km/h.
Lexo edhe: