Moti: Parashikimi për sot (e diel)
Për sot (e diel) parashikohet mot me diell e vranësira të pakta gjatë ditës, të cilat përreth zonave malore mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar. Do të jetë një mot jashtëzakonisht i nxehtë, kështu që është rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 34-37 °C./MK