08-09-2024

Moti: Parashikimi për të mërkurën

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më shtuara do të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, ku mund të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar gjatë pjesës së parë të ditës.

Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, ku do të ketë intensifikim të reshjeve në shkallë vendi, përfshirë edhe orët e mbrëmjes. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.