25-11-2024

Moti për ditët e fundvitit, ja si parashikohet nata e ndërrimit të motmoteve

Ndonëse kemi hyrë tashmë në stinën e dimrit por kushtet e motit po e dëshmojnë të kundërtën.

Vendi ynë në javën e fundit të vitit 2023, do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Oqeani Atlantik.

Si rrjedhojë, moti parashikohet me diell dhe vranësira të pakta thuajse gjatë gjithë javës, megjithatë në orët e mëngjesit mund të krijohen kushte për mjegull, të cilat pritet të tërhiqen në orët e para të ditës.

Sipas parashikimit të fundit apo aktuale, në ditën e fundit të këtij viti, pra të dielën pritet të depërtojnë masa më të ftohta dhe të lagështa, të cilat do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu, të cilat mund të jenë të pranishme edhe në natën e ndërrimit të motmoteve.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme në lokalitete gjatë pjesës së dytë të javës, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 17°C.

Vlerat më të ulëta maksimale në shkallë vendi parashihen të jenë të mërkurën me një ulje të lehtë dhe pastaj të dielën me një ulje më të ndjeshme krahas ditëve të tjera, njofton MeteoKosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.