Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit në pjesën e parë të dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 16 – 29 gradë Celsius. Të enjten parashihet të jetë më ngrohtë për dy gradë.
Në vend ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 28-31 gr./C.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK. /GazetaePrizrenit.net