Moti për javën e ardhshme
Java do të filloj me mot me vranësira dhe kushte për reshje. Reshjet parashihen të jenë të karakterit lokal.
Të martën dhe të mërkurën parashihen të mbajë mot i qëndrueshëm me vranësira dhe intervale me diell.
Të enjten dhe të premten sërish parashihet destabilizim i motit, duke u krijuar kushtet për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 12m/s, transmeton Klan Kosova.
Kjo situatë meteorologjike që do të mbizotërojë gjatë javës së ardhshme, do të mundësoj qarkullim aktiv dhe të vazhdueshëm të masave të ajrit, kështu që cilësia e ajrit po thuaj se gjatë gjithë javës, parashihet të jetë në vlerat e shëndetshme.