23-11-2024

Moti për pesë ditët e ardhshme

Java me mot të ndryshueshëm, kohë pas kohe reshje shiu dhe bore, temperaturat në rritje.

Java në vijim do të karakterizohet nga depërtimet e vorbullave ciklonike nga Atlantiku mbi Itali dhe rajonin tonë, që si pasojë do të sjellin mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu e bore, vende-vende edhe shi të akullt.

Në aspektin termik, vendi ynë do të ndodhet ndërmjet masave të ndryshme ajrore, atyre të ftohta mbi Europën qendrore dhe të ngrohta nga Mesdheu jugor, që do të ndikojnë në rritje të temperaturave pak përmbi vlera mesatare.

Vlerat e kualitetit të ajrit do të mbeten kryesisht rreth vlerave të pashëndetshme, mirëpo me qarkullim të mjaftueshëm ajror mund të zbresin edhe në vlera normale.

28.01 – Kryesisht me vranësira. Në mëngjes në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu. Në vise malore borë.

29.01 – Herët në mëngjes riga lokale shiu, vende-vende shi i akullt. Në vise të ulëta mjegull. Ditën kryesisht vranët. Në mbrëmje vonë reshje të dobëta shiu dhe bore.

30.01-31.01 – Të mërkurën në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore. Në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës vranësira dhe intervale me diell. Ditën e enjte në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore, vende-vende shi i akullt. Ditën vranësira dhe intervale me diell.

1.02 – Kryesisht me vranësira, kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta. Në mëngjes borë dhe shi, e gjatë ditës riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 0C, e maksimalet nga 5C deri në 7C, e në fundjavë me tendencë të rritjes edhe deri në 10C..

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-13m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet kryesisht nën vlera normale./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.