Moti për sot, priten ndryshime
Për sot ( e enjte) parashikohet që të vazhdojnë reshjet e shiut që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, kur edhe pritet të ndëpriten. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat pritet të sjellin vërshime.
Gjatë ditës do të mbajë mot vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale të cilat do të luhaten prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 10-14 °C.
Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!/ MK