Moti, sërish reshje shiu e bubullima
Nga mesi i javës pritet mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.
Në orët e pasditeve vende-vende do të ketë mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare.
Minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, ndërsa maksimalet 28 C deri në 31 C.
Era do të fryjë e lehtë nga verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale, me tendencë që gradualisht të zbres rreth këtyre vlerave.