Moti: Shi në njërën nga pesë ditët e ardhshme
Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e martë vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s./GazetaePrizrenit.net/