Moti sot
Në Prizren e rrethinë vazhdon të mbaj mot i qëndrueshëm. Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës mot i ngjashëm do të jetë në tërë sipërfaqen e vendit tonë. Pasdite në pjesën jugperëndimore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të lehta të cilat i takojnë stadit të lartë dhe të mesëm të troposferës.
Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius”./GazetaePrizrenit.net/