Moti sot
Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.