Moti sot
Në Prizren e rrethinë sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit dy ditët e para të javës parashihet të ketë vranësira të dendura dhe reshje bore, e në Dukagjin reshjet e borës do të jenë të përziera me shi.
Nuk parashikohet të ketë reshje të intensitetit të lartë por të ulët deri mesatar, kryesisht sot, por edhe të martën vende-vende mund të ketë reshje lokale. Pos kësaj situate meteorologjike, mëngjeset do të jenë me ngrica dhe me kushte për mjegull, kryesisht në viset e ulëta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius.
Gjatë javës së ardhme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe kohë pas kohe me diell. E mërkura paraqitet si dita më e ftohtë, ndërsa e enjte parashihet të regjistrojë maksimalet e kësaj jave.
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales, por nga e marta, sërish do të ketë ngritje mbi vlerat e normales. /GazetaePrizrenit.net