Moti sot
Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe i qetë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pasdite pritet të ketë vranësira, e në orët e vona më të theksuara.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, shkruan IHMK./GazetaePrizrenit.net