Moti sot
Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gr. Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s. /GazetaePrizrenit.net