24-11-2024

Moti sot

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër te vendit, sot sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasojë e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje të temperaturave

Temperaturat minimale do të shënojnë -3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 7 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.