Moti sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.
IHK njofton se parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.