Moti sot e nesër
Sot dhe nesër në rajonin e Prizrenit, sikur edhe në pjesën tjetër të Kosovës parashihet të kemi reshje të shiut dhe më ftohtë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sot parashihet të jetë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu.
Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, por në fundjavë pritet të zbresin rreth këtyre vlerave, e javën në vijim kanë tendencë të rënies së mëtutjeshme. Minimalet në fundjavë do të zbresin në 13 C deri 14 C, maksimalet nga 20 – 23 C.
Nesër në viset malore mbi 1.200-1.500m priten edhe reshje bore.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por sërish do të rritet mbi vlera normale.