Moti, sot e nesër temperatura pranverore
Moti me diell i gjithë ditës së sotme, do të vazhdojë edhe gjatë së nesërmes, më 23 shkurt, ku do t’i shtohen edhe disa vranësira të pjesshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën të ditur se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë mot të ftohtë.
Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.