Moti sot: Priten ndryshime
Për sot ( e hënë) parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull, të cilat mund të mbesin deri në mesditë.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 8-14°C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-40 km/h./MK