25-11-2024

Moti sot: Priten ndryshime

Për të sot ( e martë ) parashihet mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ku lokalisht mund të ketë edhe mjegull apo vranësira të ulëta. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar edhe reshje të pakta lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, ku minimalet do të luhaten prej -1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 10-16 °C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-45 km/h! / MK/

Asnjë koment

Comments are closed.