Moti të martën
Një ciklon që po zhvillohet mbi Itali, gjatë ditës së nesërme sjell mbi rajonin tonë vranësira dhe të reshura shiu. Ndërkohë një sistem frontal nga Europa Qendrore deri në orët e mbrëmjes pritet të kaloj mbi vendin tonë, që po bie kushte për reshje të shkurta shiu, kryesisht orëve të mbrëmjes dhe përgjatë natës në mes së martës dhe mërkurës.
Sipas Prishtina Weather e marta do të nis me kthjellime, e gjatë ditës vranësirat do të shtohen.
Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid
Në mëngjes përgjatë ultësirave ka mundësi për mjegull/mjegullinë.
Më vonë në mbrëmje priten reshje të shkurta shiu, që gjatë natës dhe mëngjesin e së mërkurës pritet të pushojnë.
Në zona të larta malore me mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 15C, e në vise malore 2C deri 9C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 2.