Motoçiklisti goditet për spital në Prizren
Një aksident trafiku ndërmjet një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti ka ndodhur dje në Prizren.
“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë në Prizren”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar për 6 orë e pastaj është liruar. GazetaePrizrenit.net