Motrës iu shua drita e syve: “Sot jeta jem u kry”
Plagëve që mori në vendin e punës, nuk arriti t’iu bëj ballë i riu nga Mushtishti, Krenar Jemini.
Krenari ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa la me zemër të thyer familjen e tij.
Një nga tri motrat, në llogarinë e saj Facebook sot ka postuar fotografinë që s’do të donte asnjëherë në jetë ta bënte, atë të mortjes së vëllait të saj, përcjellë Indeksonline.
Ndërsa përbri kësaj fotografie, ajo ka shkruar: Sot jeta jem u kry!
Ndryshe, i riu do të varroset nesër në orën 16:00 te varrezat e reja të fshatit Mushtisht të Suharekës./Indeksonline/